E hënë – E shtunë 19:40
E hënë – e premte 23:30 në kuadër të Interaktivit

SPORTI NË KTV

“Sporti në KTV” është emision ditor i sportit me shikueshmërinë më të madhe në Kosovë. Është përmbledhja më e thukët e një numri të madh ngjarjesh sportive në vend dhe në botë.

SPORTI NË KTV

038

“038” është emisioni i parë ndër televizionet kosovare që i kushtohet kryeqytetit. Përgatitur dhe udhëhequr nga Rajmonda Zhdrella Sopjani i sjell lajmet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me jetën dhe punën në Prishtinë. Çështjeve të ngritura nga qytetarët, në studio u përgjigjen të ftuarit, zyrtarët përgjegjës komunalë, përfaqësuesit e opozitës apo edhe të shoqërisë civile.

038

COSMO

Edicionet e shkurtra të lajmeve të përgatitura nga Desku informativ i KOHËS që mbulojnë ngjarjet më të reja në vend dhe në botë.

COSMO

TE LINDA

“Te Linda” është kuzhina më e popullarizuar televizive në Kosovë. Receta me plot shije dhe delikatesë, të realizuara me përkushtim, janë mënyra e duhur për t’u njohur me shijet e reja dhe me ato tradicionale, nga Linda Haxhibrahimi.

TE LINDA

JETA

“Jeta” është emision i veçantë ku Ardiana Dragusha identifikon njerëz të rëndomtë, të papërfshirë në jetën publike, e që kanë arritur suksese në profesionet e tyre, shpeshherë të harruara nga shoqëria. Përtej rrëfimeve personale, emisioni xhirohet në terren, në destinacione shumë atraktive për t’u vizituar.

JETA

FASHIONISTA

“Fashionista” është stacioni ku takohen profesionistët e modës dhe adhuruesit e stilit. Formati i vetëm televiziv në Kosovë mbi trendët e modës. Vendi ku imazhin dhe stilin i përjetoni nga një këndvështrim tjetër.

FASHIONISTA

WILDLIFE

I vetmi emision në Kosovë dhe më gjerë që merret me botën e egër në Kosovë dhe kryesisht rajon. Realizuar nga adhuruesi i natyrës, Arian Mavriqi, emisioni përbëhet nga pamjet ekskluzive të xhiruara me teknikën më të avancuar, të specieve të rrezikuara dhe atyre të sigurta që ndikojnë në biodiversitetin e Kosovës. Emision unik, edukativ dhe informativ në të gjitha trojet shqiptare.

WILDLIFE

PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

“Programi fluturues i fëmijëve” është emision edukativ dhe argëtues dedikuar fëmijëve. Përmes PFF-së, fëmijët në mënyrë kreative nxiten të rrisin kureshtjen për botën që i rrethon.

PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

TABU

Tabu është emisioni javor i cili përgatitet dhe drejtohet nga Nexha Gjema. Emisioni trajton tema jo të zakonta nëpërmjet figurave publike dhe profesionale në studio. Bisedat e një formati të veçantë përballin argumente shpesh kundërshtuese dhe sfiduese.

TABU

TOP KOHA MUSIC

“Top Koha Music” sjell hitet e fundit në ekranet tuaja. Top 100-shi përcaktohet me votën tuaj në koha.net. Emisioni njëherësh është platformë e promovimit të talenteve të reja në pop-skenën muzikore.

TOP KOHA MUSIC

ÇA KA 3

Është emisioni që bëhet ngatë rinjtë për të rinjtë. Preokupimet, aktivitetet dhe shumëçka që lidhet për adoleshencën e rininë do t’i gjeni në emisionin emblematik të KTV-së.

ÇA KA 3